rRETH NESH
Prodhim i standardeve të Larta prej Gize dhe Alumini
Mirë se vini në Alb Metal Construction, kompania juaj e besuar në prodhimin e produkteve prej gize dhe alumini, si dhe në linjën e ndriçimit rrugor dhe urban.
Me eksperiencë të gjatë dhe teknologji moderne si furra induktive, ne ofrojmë produkte cilësore për tregun vendas dhe atë ndërkombëtar.
Rreth kompanisë
Kompania Alb Metal Construction ka fillimet e saj në vitin 2000 dhe operon në fushën e fonderisë dhe prodhimit të pajisjeve për ndriçim rrugor. Kompania jonë operon në tregun vendas dhe jashtë saj.
Prodhim Profesional me Teknologji Moderne
Kompania jonë është e specializuar në prodhimin e elementëve metalikë për infrastrukturë, rrugë, lulishte dhe ambiente urbane, duke garantuar standarde të larta cilësie dhe qëndrueshmërie.
Shërbimet që ne ofrojmë
Ne ofrojmë një gamë të gjerë produktesh të prodhuara me precizion dhe materiale të certifikuara:
- Puseta me diametra të ndryshëm për rrugë dhe kanalizime
- Zgara metalike për rrugë dhe trotuare
- Shtylla ndriçimi rrugor
- Ndriçues dekorativë për pedonale dhe vila
- Stola urbanë të ndryshëm për lulishte dhe parqe
- Kosha dekorativë për ambiente publike
- Lyerje me bojë elektrostatike në 180°C për rezistencë maksimale

